Grupi 403 u rikthye, kësaj here më një version më të mirë të këngës së tyre të dikurshme
Grupi 403 është një grup shumë i njohur kosovar i viteve të 80-ta.
Ky grup është njohur në atë kohë si grupi që ka bërë të ndritur krijimtarinë rock në Kosovë gjatë viteve të 80-ta.
Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).
Aktualisht nga antarët qe dikur kanë formuar 403-shin, në Kosovë janë vetëm Hektori dhe Arbeni, ndërsa antarët e tjerë janë jashtë shtetit.
Grupi 403 ka një album te inqizuar me 15 kengë, i cili për herë të parë është inqizuar në vitin 2002 dhe i cili akoma kërkohet dhe shitet mjaftë mirë në tregun Kosovar edhe pse kanë kaluar vite që nga inqizimi i tij.
Grupi 403 që nga viti 1986 nuk ka realizuar asnjë koncert apo prezentim publik, por premtimi i grupit 403 gjithnjë ka qenë se një dite do të prezentohet prap “Live” për adhuruesit e dikurshëm por dhe për ata të rinjë që çdo ditë në forume te ndryshme apo internet i kërkojnë ende ata.
Si duket premtimi nuk u thye dhe grupi 403 u rikthye, por kësaj here me një version më ndryshe të këngës së tyre të vjetër “As vet se di” ndërkaq grupi erdhi edhe me një ekip tjetër: backing vocal është Arta selimi, Muhamet Vesei – Rythm Guitar, Fahri Ibrahini – Drums, special guests: Isan Galimuna – Saz, Mandoline Menan Kiseri – Solo Guitar, Ali Solidi – Tenor Saxophone.
Disa prej këngëve të grupit që dëgjohen edhe sot janë:
Gjysëm shekulli
Kujtimet
As vet se di
Përalla e fundit
Engjujt nuk jetojnë në tokë
Endrra
Paraja
Qyteti im
Me ty
Bëhu ferr
Kënga mund të dëgjohet në këtë LINK