“Përputhen”, vendi ku të rinjtë shkojnë me qëllimin për tu përputhur me dikë deri në fund të këtij sezoni, në mënyrë që jashtë të dalin si çift.
Aty brenda ka pasur pëlqime, debate të ashpra e largime të konkurrentëve.
Ndër ta ishte Shqipe Hysenaj e cila u largua nga “Përputhen” sipas tyre për shkak të mesazheve negative që ka përçuar te publiku.
Mirëpo Arjon Luli është një nga djemtë i cili është ende pjesë e programit dhe së fundmi i ka habitur të gjithë me një postim në Instagram.
Ai dhe Shqipja duket se po e përgatisin ‘bombën’. Ajroni në postimin e fundit në Instagram thotë se së shpejti do të publikohet një material dhe protagonistë kryesorë janë një vajzë dhe një djalë brenda “Përputhen”.
Se çfarë do të ndodhë dhe për çfarë konkretisht bëhet fjalë mbetet ta shohim. Po ashtu mbetet të shihet nëse Arjoni do të largohet nga emisioni.