Aida Shtino mbetet një nga moderatoret më të pëlqyera për publikun, që nga periudha kur prezantonte emisionin “Njerëz të humbur”.
Në foton e postuar së fundmi në llogarinë e saj në “Instagram” me shumë mundësi nuk do ta njihnit me shikimin e parë moderatore.
Lexo Edhe:
Tre vite nga vdekja e aktorit të njohur kosovar, Blerim Peci
Ajo shfaqet ndryshe nga çfarë e kemi parë deri tani, shumë tërheqëse, Shtino ka befasuar edhe ndjekësit me pamjen rinore të cilët kanë shpërthyer në kmplimenta për moderatoren, shkruan Albeu.com.
E shkëputur prej vitesh nga ekrani, Aida Shtino ka vendour të rikthehet sërish me një emision të titulluar “Identiteti”.
Ky emision do të ketë në themel kërkimin e identitetit shqiptar të humbur ndër shekuj, zbulimin e historive të patreguara shqiptare dhe jo vetëm, gjithçka që është mbajtur e fshehur ndër vite, por që përbën historinë dhe identitetin e kombit tonë, pesonazhe të shquar shqiptare dhe dritë-hijet e tyre.
Histori shqiptare të patreguara më parë që kanë ngelur mister ndër vite, histori dhe enigma që ekzistojne sot në botë, por edhe në Shqiperi për të cilat është folur pak ose aspak, vende, kala, kështjella, kisha të cilat ruajnë një mister, do jenë në fokus të emisionit të Aida Shtinos.