
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës (LSV) ka vlerësuar se ishte gabim shumë i madh votimi i Serbisë kundër rezolutës së KB me të cilën kërkohet nga Rusia që sa më parë të ndërpresë okupimin e përkohshëm të Krimesë.
Në një kumtesë, Çanak deklaroi se Serbia doli në krah të vendit që sulmoi një vend tjetër, rivendosi kufirin dhe mori një pjesë të territorit të tij.
“Pavarësisht se çfarë po trumpetojnë këto ditë tabloidet dhe partitë për të cilat presidenti rus Vladimir Putin dhe administrata e tij janë më të rëndësishëm dhe më të dashur se vendi i tyre, turpi në fytyrën e Serbisë është i madh. Ky turp është madje më i keq edhe se pasojat e këtij vendim të cilat do të jenë për rrugën evropiane të vendit tonë “, ka thënë Çanak.
Ai ka shtuar se nëse ndonjë zyrtar serb mendon se Rusia do të heqë dorë nga përdorimi i Kosovës, Republikës Sërbe dhe Malit të Zi si “zheton për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor – ai gabon shumë”. “Gabimi është edhe më i madh për shkak se Serbia së paku nuk abstenoi sikur Bosnja dhe Hercegovina dhe 16 shtetet tjera, të cilët e zgjodhën këtë mundësi. Ajo zgjodhi të votojë kundër. Kështu duke qëndruar në një grup me Iranin, Bjellorusinë dhe Korenë e Veriut, të cilat ishin në anën e Rusisë dhe kundërshtoi vendet më të zhvilluara në Evropë dhe botë”, ka thënë Çanak./Insajderi.org.