Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi

    Insajderi
    11 December 2020 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rep-artisti i njohur, Gashi, ka arritur që të debutojë në tregun ndërkombëtare.

    Ai një gjë të tillë e bëri duke përmendur prejardhjen e tij, në pothuajse secilën paraqitje televizive.

    Ndërkohë, në një interviste “The Bootleg Kev Podcast” është hapur rreth prejardhjes së tij, duke treguar edhe për historinë e Kosovës.

    Gashi u shpreh se nuk e respekton flamurin e Kosovës, pasi njerëzit e tij luftuan dhe vdiqën për atë kuq e zi.

    “Dikur e ndanim të njëjtin flamur, kurse tani e kemi me të kaltër e të verdhë. Nuk e respektoj atë, sepse njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi”, u shpreh ai.

    Sidoqoftë kësaj, reperi u rrëfye edhe për vështirësitë që pati deri tek karriera që tashmë e posedon, teksa po korr sukses të madh në industrinë muzikore. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark