Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, i dyshuar për sulm në shtëpinë e kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes, i dyshuar për sulm në shtëpinë e kryeministrit

    Insajderi
    15 March 2016 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar dje në ora 21:45 të dyshuarin  Kushtrinm Avdimetaj, 25 vjeç për shkak të dyshimit se ka sulmuar me koktej molotovi shtëpinë e kryeministrit Isa Mustafa dhe Policinë ditën që Hashim Thaci ishte zgjedhur president.

    Policia ka thënë se i arrestuari dyshohet për shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm, pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm  dhe asgjësim apo dëmtimi i pasurisë.

    “Policia ka ngritur dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari më datë 26.02.2016 gjatë protestës së ndodhur në sheshin ‘Adem Jashari’ si dhe në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, ka qenë i përfshirë dhe ka pasur një rol kyç në grupin e personave të maskuar që kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të policisë dhe shtëpisë së kryeministrit”, ka njoftuar Policia.

    Policia ka thënë se veprimet hetimore dhe operative të ndërmarra nga ana e policisë që në fokus kanë pasur identifikimin e personave të dyshuar si dhe dokumentimin ligjor të veprave të sipër cekura kanë rezultuar me ndriçimin e disa rrethanave tejet të rëndësishme lidhur me rastet e përmendura.

    “Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari me qëllim të furnizimit me koktej molotovi së bashku me disa persona të tjerë me datë 23.02.2016 ka blerë një veturë të tipit Citroën në një depo të hekurishteve në Kaçanik, e cila ka qenë me dokumentacion të pavlefshëm për qarkullim, pra ka qenë e ç ‘lajmëruar pranë organit kompetent që data 24.04.2014”.

    Sipas Policisë, i dyshuari për shfrytëzimin e kësaj veture ka përdorur targat e një veture tjetër deri në rrugën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, ku edhe kanë ndaluar dhe parkuar veturën.

    Ndërkohë që policia ka identifikuar personin e dyshuar si dhe ka lokalizuar veturën, gjatë kontrollit ka gjetur shishe qelqi që dyshohet të jenë koktej molotovi i përgatitur por i pashfrytëzuar , si dhe evidenca dhe dëshmi të tjera të rëndësishme që i kontribuojnë zbardhjes së rastit.

    Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh për tu dërguar më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

    “Aktualisht policia po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast si dhe rastet e tjera të ngjashme me këto të ndodhura kohëve të fundit”.

    Arrestimin e këtij të dyshuari, Vetëvendosje e ka quajtur gjueti të pushtetit ndaj opozitës./Insajderi.com

    vvej

    Molotov 1

    molotov 2

    molotov 3

    molotov 4

    molotov 5

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark