Kini kujdes! - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kini kujdes!

    Insajderi
    13 December 2020 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Thonjtë e thyer përveçse nuk duken bukur nga ana estetike, mund të sinjalizojnë edhe probleme të ndryshme që lidhen me shëndetin tuaj. Nëse keni mungesë vitaminash e kryesisht të hekurit, thonjtë do të kenë tendencën të jenë më të butë dhe do të përthyhen shumë shpejt.

    Zakonisht kjo ndodh tek personat që janë prekur nga anemia, sepse qelizat e kuqe të gjakut nuk qarkullojnë normalisht dhe trupi nuk merr oksigjenin e duhur. Kjo ndikon edhe në rritjen e mirë të thonjve tuaj.

    Mungesa e vitaminës B është një tjetër arsye, e cila ndikon rritjen e thonjve tuaj, bashkë me mungesën e proteinave.

    Për këtë arsye para se të filloni ndonjë trajtim për thonjët, duhet të keni parasysh këto faktorë, sidomos mungesën e vitaminave në dietën tuaj. Mundohuni të konsumoni gjithnjë ushqimet e duhura dhe ato sa më natyralet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark