Insajderi
Lajme

Estonia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën

Insajderi
15 March 2016 - 13:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasadorja e Estonisë në Austri, jorezidente për Kosovën, Eve-Kulli Kala, ka thënë se vendi i saj e përkrah agjendën evropiane të Kosovës duke përfshirë këtu edhe liberalizimin e vizave.

Ajo ka zhvilluar sot një takim në Prishtinë me Ministrin e Integrimeve Evropiane, Bekim Collaku, ku po ashtu u biseduar edhe për përgatitjen e institucioneve vendore për zbatim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila pritet të hyj në fuqi me 1 prill.

Sic njofton ministria, Ministri Çollaku, informoi diplomaten estoneze se Kosova ndodhet në fazën finale të përmbylljes së këtij procesi, pasi që ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe se pritet që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në Zonën Schengen./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark