Insajderi
Lajme

PDK: Vetëvendosje bëri koalicion me partinë e haraçit

Insajderi
15 March 2016 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dega e Partisë Demokratike në Prishtinë ka thënë se Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, po e zgjeron gjithnjë e më tepër aktivitetin kriminal në Prishtinë.

Kjo deklaratë e degës së PDK-së vjen vetëm një ditë pasi Lëvizja Vetëvendosje nënshkroi një marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për të bashkqeverisur me kryeqytetin.

Edhe lidhja e juaj e re me partinë e haraçit, sipas jush, nuk do t’iu ndihmojë për mbijetesë politike dhe përfitime kriminale ekonomike, përfundon komunikata e Degës së PDK-së në Prishtinë”, thuhet në deklaratën e kësaj dege.

“Sot Shpendi është rrënuesi numër një i Prishtinës, kryetar që dëmton pronën private dhe atë publike në demonstrata të dhunshme. Me dëshirë ose imponim nga partia e tij, ai sot ka instaluar një mekanizëm të rrezikshëm kriminal në çdo pore të komunës së Prishtinës. Shpendi e ka shndërruar komunën, në vend të ofrimit të shërbimit për qytetarë, në seli krimi ekonomik dhe shtab dhune”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark