Amazon aplikon pagesën përmes ‘selfie’-s - Insajderi
×
Teknologji

Amazon aplikon pagesën përmes ‘selfie’-s

Insajderi
15 March 2016 - 17:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjiganti i shitjeve në internet, Amazon, po mendon që pagesat e produkteve të saj  të mos bëhen me fjalëkalim tashmë, por vetëm me një ‘selfie’.

Kompania thotë se ka porositur ndërtimin e një sistemi që do të identifikojë blerësit përmes fotove dhe videove, e më pas do të kryhen pagesat duke shmangur kështu metodën tradicionale, atë të futjes së fjalëkalimit.

Sistemi që synon Amazon praktikisht do të nxirrte në pension metodën aktuale; atë të fjalëkalimit duke shmangur kështu edhe mundësinë që të harrojmë fjalëkalimin apo më keq akoma, vjedhjen e tij.

Muajin e kaluar kompania bankare, Mastercard, ka konfirmuar se klientët e saj mund të bëjnë pagesa edhe përmes ‘selfie’-s. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark