
Kryeministri, Isa Mustafa të martën kur priti në takim një delegacion nga Izraeli, i udhëhequr nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, drejtues i Divizionit për Euroazi dhe Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Zvi Rav-ner, njofton zyra e Qeverisë së Kosovës përmes një komunikate.
Mustafa i njoftoi diplomatët izraelitë për progresin në Kosovë, duke theksuar fokusimin e Qeverisë së Kosovës në realizimin e prioriteteve të saj.
“Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës e Izraelit”, thuhet në komunikatë, raporton Insajderi.
Duke i falënderuar për përkrahjen që Izraeli ka dhënë për Kosovën, Mustafa, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës e Izraelit.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm, njëherësh drejtues i Divizionit për Euroazi dhe Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Zvi Rav-ner vlerësoi progresin e arritur në Kosovë.
Ai, po ashtu, shprehu vullnetin e Izraelit për fuqizimin e bashkëpunimit, me theks të posaçëm në fushën e ekonomisë, kulturës dhe fusha të tjera të jetës. /Insajderi.com