Sekspertja tregon se çfarë ndodhë me trupin tuaj gjatë seksit - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Sekspertja tregon se çfarë ndodhë me trupin tuaj gjatë seksit

    Insajderi
    14 January 2021 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nadia Bokody, ka folur në lidhje me çfarë ndodhë me trupin tuaj kur ju bëni seks. Ajo ka treguar katër fazat e eksperiencës seksuale.

    A e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodhë me trupin tuaj gjatë seksit? Në atë moment mund të mos e kuptoni se sa shumë mund të jetë duke kaluar trupi juaj, pasi që ju jeni duke e shijuar momentin, shkruan “DailyStar”.

    Disa pjesë të trupit ënjten dhe zemra fillon të rrahë më fuqishëm kur ju jeni duke “iu futur punës”, transmeton lajmi.net.

    Nëse jeni kurioz, sekspertja Nadia Bokody ka ndarë me ndjekësit e saj në YouTube katër fazat e reagimit të trupit ndaj eksperiencave seksuale.

    Nadia Bokody
    Këto janë fazat e seksit

    Eksitimi

    Kjo fazë fillon rreth 10-30 sekonda pasi ndjeni sensacionin e parë erotik. Kjo zgjatë disa minuta, deri në disa orë.

    Për femrat, këtu fillon lubrifikimi vagjinal, dhe përgatitja për penetrim. Buzët e jashtme të vagjinës ënjten dhe gjithashtu gjoksi.

    Për meshkuj, këtu fillon ereksioni i penisit. Të dy fillojnë të kenë rrahje të zemrës më të shpejta dhe presion të gjakut më të lartë, dhe gjithashtu frymëmarrja çorientohet.

    Rrafshnalta

    Kjo është pjesa kur ndjenjat e fazës së parë arrijnë në shkallën tjetër, transmeton lajmi.net. Vagjina e femrës është e ënjtur dhe hapja ngushtohet. Klitori zhduket duke u thelluar brenda.

    Për meshkujt, penisi është në ereksion të plotë dhe muskujt e trupit tendosen.

    Orgazma

    Të gjithë e dinë se çfarë ndodhë në këtë fazë. Kjo ndodhë në kohë të ndryshme për femra dhe meshkuj.

    Meshkujt mund të përjetojnë orgazmën pas 4-6 minutave, kurse femrat 12-25 minuta.

    Arsyeja pse femrave iu duhet më shumë kohë është zakonisht sepse ato mendojnë më shumë se si të kënaqin partnerin.

    Kjo fazë zgjatë vetëm disa sekonda. Gjatë kësaj, muret vagjinale bashkohen mes vete, ndërsa për meshkuj, semeni ejakulohet, transmeton lajmi.net.

    Në këtë moment për të dytë, femrat dhe meshkujt frymëmarrja është e pakontrolluar dhe muskujt e trupit shtrëngohen.

    Rezolucioni

    Kjo është faza finale gjatë të cilës trupi kthehet në gjendje pushimi, dhe kjo fazë zgjatë pak më shumë për femrat, prandaj ato mund të përjetojnë stimulim të mëtejshëm.

    Ndërsa për meshkujt do të duhet paksa kohë para se ata të mund të përjetojnë ereksion ose orgazëm përsëri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark