Agani: Jam takuar disa herë me mikun e Enver Hoxhajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agani: Jam takuar disa herë me mikun e Enver Hoxhajt

    Insajderi
    15 March 2016 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani – në kohën kur është dhënë tenderi 1.5 milionë eurosh për ndërtimin e sistemit të informimit shëndetësor e për të cilin Vetëvendosje para dy dite ka akuzuar se i është dhënë mikut të ish ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj – ka thënë se në krejt këtë histori nuk ka asnjë shkelje ligjore.

    Por nuk e ka mohuar faktin se para dhe pasi të jepet tenderi që e fitoi kompania e vëllait të bashkëshortes së Hoxhajt, ai është takuar me Ymer Shahinin që ka qenë edhe nënshkrues i kontratës mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Printec”, raporton Insajderi.

    Megjithatë Agani nuk e ka sqaruar natyrën e takimeve por ka thënë se e ka ditur që Shahini ka qenë vëllai i gruas së ish ministrit Hoxhaj.

    “E kam ditur që ai është i afërm i Hoxhajt sepse kam pasur takime të shumta më të, dhe edhe pas tenderit kam insistuar që të ketë avancim të këtij sistemi të informimit shëndetësor”, ka thënë Agani në emisionin “InfoMagazine”, raporton Insjaderi.

    Por sipas Aganit në këtë tender nuk ka luajtur rol as afërsia familjare e Shahinit me ministrin Hoxhaj, sepse e gjithë procedura e tenderimit ka qenë e ekzaminuar nga zyrat ligjore të Qeverisë së Luksemburgut dhe asaj të Kosovës.

    Agani njësoj si Hoxhaj, akuzat e VV-së i quajti politike dhe se si qëllim kryesor kanë paraqitjen e Qeverisë së Kosovës si një institucion të korruptuar.

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark