Testi që po propozojmë është një mënyrë e thjeshtë dhe objektive për të kuptuar në siguri të plotë nëse je apo jo një njeri i keq.
Të gjithë ankohen duke thënë që bota është e mbushur me njerëz të këqij, po askush nuk mendon që mund të jetë vetë një i tillë. Pse ?
Sepse zakonisht të gjithë mendojnë që janë e kundërta e të keqes, një shembull i parfumosur i sinqeritetit, integritetit, objektivitetit dhe mbi të gjitha aspak të këqij.
Sigurisht që dikush nuk e ka kuptuar që mund të jetë subjekti i ankesave të veta, dhe kjo për një arsye fatkeqe: si mund të ankohesh për të tjerët pa prishur atë dyshimin e lehtë që mund të jesh një prej tyre ?
Testi që po propozojmë është një mënyrë e thjeshtë dhe objektive për të kuptuar në siguri të plotë nëse je apo jo një njeri i keq. Testi përbëhet nga pyetje shumë të thjeshta të cilave duhet të iu përgjigjeni me një PO ose JO.
“Nuk e mbaj mend” vlen një PO. “ Vetëm një herë” vlen një PO. “ Nuk jam dakord që kjo më bën të keq” vlen një PO. Çdo përgjigjë që nuk është JO, vlen një PO, jeni një pikë të këqinj.
Qartë ?
Rezultatet
1 pikë – Njeri i keq me raste
Nuk je njeri i keq, por ndonjëherë të ndodh të bësh gjëra të këqija. Ndoshta sepse nuk e e ke mendjen, ndoshta nga dembelizmi apo ndoshta sepse të gjithë rreth teje janë të këqinj dhe ti nuk do të ndahesh nga turma. Sido që të jetë arsyeja, në sytë e atyre që nuk të njohin, je njeri i keq. Kujtohu kur nesër, pasnesër do të ankohesh për sjelljen e keqe te dikujt, ndoshta dhe ai është njeri i keq me raste.
2 pikë- Njeri pak i keq
Në teori nuk je njeri i keq, por sillesh si i tillë. Kjo të bën të ndihesh në faj, por jo mjaftueshëm sa të ndalesh sepse në fund të ditës është më komode të jesh i keq. Duhet të angazhohesh dhe të kesh besim në vete, mund të ia dalësh. Mbi të gjitha mos u anko më për njerëzit e keqinj sepse nuk ke asnjë të drejtë ta bësh.
3 pikë- njeri i keq
Je njeri i keq, i bezdisshëm, pa vend, llafazan, shikon punët e të tjerëve duke qënë i bindur që je qendra e universit. Sipas teje ty të takon çdo gjë, prandaj nëse dikush bën një veprim është i keq, por nëse e bën ti nuk është sepse ti kë të drejtë ta bësh, sepse do marrësh hak nga ndonjë padrejtësi e të kaluarës. Praktikisht je një fëmijë në trupin e një adulti. Kuptohet që je njeri i keq
4 pikë- Njeri shumë shumë i keq, si njeriu i keq (shiko pikën 3), por me qëllim.
Më shumë se 4 pikë
Nuk dua të jem harbute, por të gjitha ato që do të doja të thoja, nuk janë pozitive.