E tmerrshme çka i ndodh trupit kur pini “shisha” - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    E tmerrshme çka i ndodh trupit kur pini “shisha”

    Insajderi
    18 January 2021 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shisha, e njohur ndryshe si nargjilja, është kthyer në trend për të rinjtë shqiptarë. Këtij trendi nuk po i shpëtojnë as të miturit, të cilët ndihen “cool” nëse e frekuentojnë bashkë me shoqërinë.

    Ky fenomen i ekspozon ata ndaj lëndëve kancerogjene dhe varësisë ndaj një kulture orientale e të qëndruarit në grup për orë të tëra duke tymosur.

    Çfarë është shisha?

    Është procesi i tymosjes së duhanit me shije, i cili realizohet nëpërmjet djegies së qymyrit dhe ftohjes së tymit nga uji. Shijet janë nga më të ndryshmet që fillojnë që nga frutat e deri tek më të fortat siç është ajo me pije energjike dhe që nga dëshmitë e të rinjve që e përdorin, të shkakton marrje mendsh. Përjashtim nuk bën edhe shisha me shije hashashi.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tymi i prodhuar nga djegia e shishave është toksik. Analizat laboratorike të tymit të shishave kanë zbuluar nivele të matshme të lëndëve kancerogjene dhe toksike si oksid nitrik dhe metale të rënda. Përveç kësaj, djegia e qymyrit gjeneron nivele të larta të monoksidit të karbonit.

    Këto substanca toksike bëhen shkak për sëmundje të zemrës, mushkërive dhe kancerit tek duhanpirësit dhe mund të sjellin të njëjtat pasoja edhe te përdoruest e shishave, nëse absorbohen në trup në sasi të konsiderueshme.

    Madje një konsumues i rregullt i Shisha-s mund të thithë më shumë helme tymërash gjatë konsumimit të Shisha-s sesa një duhanpirës brenda pak ditësh. Pak ditë pasi ta keni lënë do të vini re ndryshimet dhe përmirësimet në shëndetin dhe cilësinë e jetës suaj.

    Arsyet pse duhet ta lini Shisha-n:

    Zvogëloni shanset për infektimin e gojës nga bakteret

    Zvogëloni shanset për t’u prekur nga kanceri dhe turbekulozi

    Parandaloni sëmundjet e zemrës

    Bëni një jetë më të shëndetshme

    Më parë turbekulozi në vendet e Lindjes së Mesme lidhej me Shishën

    Monoksidi i karbonit (nga qymyri) është 30 herë më i vështirë për tu tretur në ujë,sesa oksigjeni.

    Në një thithje të vetme ata që konsumojnë shisha thithin deri në 200 herë më shumë tym se nga një cigare.

    Pirja e duhanit vret rreth 114,000 njerëz në Britani të Madhe çdo vit. Sa më e gjatë seanca me nargjile, aq më shumë nikotinë dhe toksina merrni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark