
Në fjalimin e tij në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale, presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe për presidentin historik Ibrahim Rugova.
Ka folur për ish-kundërshtarin e tij Ibrahim Rugova duke e krahasuar me udhëheqësin e shquar politik dhe ideologjik të Indisë gjatë asaj që njihet si lëvizje indiane për pavarësi.
Thaçi duke folur për arsyen përse në Kosovë ka nisë lufta e UÇK-së, ka përmendur Rugovën kur ka folur për kohën kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë federale dhe Serbia që kishte suprimuar autonominë e Kosovës dhe kishte filluar shtypjen e shqiptarëve të Kosovës.
Si përgjigje, Kosova fillimisht u përcaktua për një rezistencë paqësore. Udhëheqësi ynë i atëhershëm na udhëhiqte siç Gandi i kishte prirë popullit të tij. Por, Serbia nuk ishte për Kosovën ashtu siç Anglia mund të ketë qenë për Indinë. Rezistenca jo e dhunshme nuk solli paqe apo stabilitet”, ka thënë Thaçi në fjalimin e tij në Hagë.