'The Telegraph' rendit Ksamilin në 20 plazhet që duhen vizituar në muajin maj - Insajderi
×
Kulturë

‘The Telegraph’ rendit Ksamilin në 20 plazhet që duhen vizituar në muajin maj

Insajderi
21 March 2017 - 08:55
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Plazhi i Ksamilit në Sarandë renditet mes 20 plazheve evropiane që sugjerohet të vizitohen gjatë muajit maj nga gazeta prestigjiozja britanike “The Telegraph”.

“Shqipëria tregon anën e saj më të mirë në këtë liman në fshatin Ksamil, nëntë milje në jug të qytetit turistik të Sarandës”, thuhet në shkrimin e The Telegraph.

Dhe një herë konfirmohet se sezoni i pushimeve nuk është më 3 muaj, por është zgjeruar nga muaji maj deri në fund të tetorit.

Në mesin e kësaj renditje është edhe plazhi Velika në Ulqin i cili është renditur në vendin e 19 si një nga plazhet më të mira që duhet vizituar në muajin maj. /Insajderi.com

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark