Krerët Vetëvendosjes para gjyqit për vepra “të kryera shtatë vjet më parë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krerët Vetëvendosjes para gjyqit për vepra “të kryera shtatë vjet më parë”

    Insajderi
    16 March 2016 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sekretari organizativ, Dardan Molliqaj, zëdhënësi Frashër Krasniqi dhe shumë drejtues tjerë të lartë të këtij subjekti politik, dalin sot para drejtësisë për vepra penale që supozohet se i kanë kryer shtatë vjet më parë.

    27 persona akuzohen për dëmtim të veturave të EULEX-it. Veturat i kishin dëmtuar gjatë një aksioni kundërshtues pas nënshkrimit të një protokolli bashkëpunimi që ky mision kishte nënshkruar me Serbinë.

    Krerët e Vetëvendosjes po mbahen në paraburgim prej javësh për shkak të refuzimit për t’ju përgjigjur thirrjeve për gjykim.

    Të akuzuar për dëmtim të veturave të EULEX-it janë: Glauk Konjufca, Xhelal Sfeqla, Besfort Berisha, Zgjim Hyseni, Lirim Gashi, Salih Zyba, Rron Gjinovci, Salih Mehmeti, Naser Shatri, Bujar Vocaj, Kasim Uka, Arbër Nuredini, Fatmir Kurtaj, Asdren Peci, Fatmir Haziri, Ramadn Deliu, Faruk Dakaj, Frashër Krasniqi, Skender Merturi, Pajtim Demaj, Flamur Arifaj, Kushtrim Zeqiri, Kujtim Kosumi, Dardan Molliqaj, Skender Blakaj, Blerim Maqastena, Lulëzim Xhaka./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark