Policia arreston 29 persona në 24 orët e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia arreston 29 persona në 24 orët e fundit

    Insajderi
    16 March 2016 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 29 persona, prej të cilëve 20 vazhdojnë të jenë në mbajte.

    Katër nga ta janë arrestuar pas një mosmarrëveshje familjare që ka ndodhur në rrugën Pashko Vasa të Komunës së Gjakovës.

    Siç njofton policia, të arrestuarit kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përleshjes.

    Policia po ashtu ka njoftuar se kanë arrestuar dy persona që dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një të mitur dhe më pastaj kanë sulmuar fizikisht edhe prindin e viktimës dhe dy qytetarë të tjerë që kanë ndërhyrë në këtë rast.

    Gjatë 24 orëve të fundit, policia njofton se janë shënuar 39 aksidente trafiku, ku 10 janë me të lënduar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark