Koronavirusi në Shqipëri, 15 të vdekur në 24 orët e fundit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Koronavirusi në Shqipëri, 15 të vdekur në 24 orët e fundit

    Insajderi
    06 February 2021 - 07:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    15 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri.

    Ministria e Shëndetësisë tha se ka kryer 4270 testime, prej të cilave 1089 persona kanë rezultuar pozitivë. Në 24 orët e fundit, raportohet të jenë shëruar 676 persona.

    Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

    Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, etj.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.

    Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

    Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç.

    Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 83,082 raste, prej tyre 50,219 janë shëruar, 31,430 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1433 pacientë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark