
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë të mërkurën se Kosova është duke pasur një trend pozitiv të eksporteve.
“Kosova ka trende pozitive tani në rritjen e eksportit, sidomos të pijeve dhe kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në afirmimin e produkteve tona jashtë, por edhe në zëvendësimin e importeve të cilat nuk janë të nevojshme, meqenëse kemi cilësi shumë më të mira të produkteve të cilat ne i prodhojmë këtu sesa ato që i importojmë”, ka thënë ai.
Sipas tij, mundësitë do të shtohen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, që sipas tij hapë mundësinë që tregjet tona të marrin pjesë në tregun evropian me rreth 500 milionë banorë, njofton RTK.
Mustafa këto komente i bëri gjatë vizitës që zhvilloi në kompaninë e lëngjëve Frutex në Suharekë./Insajderi.com