Kosova pjesë e Serbisë?- Një tjetër peticion fillon kundër Netflix për t’i vendosur kufijtë vendit - Insajderi
×
Kulturë

Kosova pjesë e Serbisë?- Një tjetër peticion fillon kundër Netflix për t’i vendosur kufijtë vendit

Insajderi
10 February 2021 - 08:45
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një peticion kundër Netflix ka nisur ditën e djeshme për t’i ndryshuar kufijtë e Kosovës në hartë. Kjo pasi Kosova në hartën e Netlfix del si pjesë e Serbisë. Ky peticion është krijuar nga Sovran Hoti në mënyrë që të Kosova të ketë kufijtë e saj në hartë. Deri tani nga peticioni janë mbledhur 6 mijë firma ndërkohë që synimi i firmave të mbledhura është 7,500.

“Kur shqiptarët e Kosovës kyçen në Netflix, lokacioni i tyre shfaqet sikur ata të ishin në Serbi, edhe kur e përdorin Netflix-in nga Republika e Kosovës. Personalisht mua më ka ndodhur shumë herë.Unë po ashtu s’mund ta verifikoj numrin tim të telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me kodet e tyre telefonikë. Kosova ka shpallë pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt 2008. Që nga atëherë, 98 vende të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Kosovën shtet, përfshirë edhe SHBA-në. Propaganda e Serbisë për të minuar Kosovën në arenën ndëkombëtare vazhdon, veçnërisht në platformat online. Kjo duhet të ndryshojë”, shkruhet në peticionin e nisur.

Më parë një peticion i ngjashëm është hapur kundër Apple pasi gjithashtu në hartën e tij e tregonte Kosovën pjesë e Serbisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark