Një fjalë e thënë nga Mevlani gjatë një puntate të “Për’puthen”, ndezi debat të fortë në studio.
“Vajzat shqiptare më shumë shohin X5, sesa sjelljen e një djali”, tha ai, e menjëherë reaguan vajzat konkurrente.
Sindi Loci, Antonela Berisha dhe Jasmin Kadriu ishin tre nga konkurrentet që reaguan më shumë kundër tij. Madje Jasmin edhe u largua nga studio, pasi u ndje shumë keq nga kjo deklaratë.
Nga ana tjetër, Antonela e cila ka dalë në dy takime me Mevlanin e pyeti atë nëse kishte “X5”.
“Jo”, u përgjigj ai e menjëherë erdhi kundërpërgjigjja e Berishës: “Qenke i virgjër”.
Me këtë koment ajo la të nënkuptonte se Mevlani nuk ka pasur asnjë marrëdhënie intime, pasi nuk ka “X5”. E gjithë kjo vetëm për shkak të një fjalie që vetë ai tha.