A e dini tekstin e Himnit të Kosovës? - Insajderi
×
Kulturë

A e dini tekstin e Himnit të Kosovës?

Insajderi
17 February 2021 - 17:27
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Jemi mënuar t’i dëgjojmë vetëm tingujt e Himnit të Kosovës, mirëpo a e keni ditur se ekziston edhe teksti, i cili nuk përdoret në asnjë ngjarje të vendit, por as jashtë vendit, shkruan Insajderi.

Në fakt kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, kënga e shtetit i kishte pasur edhe vargjet e shkruara.

Për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin.

Himni i Kosovës, titullohet “Evropa”.

Lexoni dhe dëgjojeni tekstin e himnit të Kosovës.

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë
Vendi i të parëve tonë

Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark