Arjani i kthehet ashpër Sindit: Je kunadhe, tinëzare - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Arjani i kthehet ashpër Sindit: Je kunadhe, tinëzare

    Insajderi
    21 February 2021 - 22:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajan Konomi i është kthyer ashpër Sindit, pas diskutimit që kjo e fundit pati me Julin. Ai ka thënë se nuk priste që Sindi të bënte atë sjellje për një batutë të hedhur nga Juli dhe të linte studion.

    Më tej analisti ka thënë se në një emision dashurie nuk mund të quhet seksizëm se ndryshe nuk do krijohej dot një marrëdhënie.

    Arjani: Më la një shije shumë të keqe nga Sindit. Për të manipuluar të gjithë situatën. Je tinëzare dhe si kunadhe. E tregove. U kape me Julin për një fjalë. Se atë fjalë e kam thënë unë. Ta kam thënë para disa javësh dhe qeshëm të gjithë. Dhe po i kërkon llogari Julit duke mos pasur kurajon të kërkosh falje për të gjitha cfarë ke bërë. Dhe duke manipuluar situatën. I kërkon llogari Julit për një fjalë që ta kam thënë unë. Perversiteti është një diçka ndryshe nga ajo e zakonshme. E akuzove për seksizëm. Sepse bilbilose edhe të dielën që kaloi dhe të thash që je e paformuar. Nuk ndërhyra. Se do dukej sikur e kemi personale. Ai seksizmi që të fryu. Merre me sportivitet. Ajo të bëre të silleshe në këtë mënyrë se desh na rrahe edhe Mevlanin. Nuk i ka hije një artisteje dhe një violinisteje. Seksizëm, në jemi në një emision dashurie. Ti je viktimë e asaj fryrje dhe mbushje mendje që të bënë. Dhe e besove. Seksizëm është kur ti ngacmon seksualisht apo diskriminon një marrëdhënie. Në një emision të tillë s’ka seksizëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark