Insajderi
Lajme

Pantina: Boiken Abazit i ndalohet hyrja në Kosovë për dy vjet

Insajderi
16 March 2016 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, i cili është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, i është ndaluar edhe hyrja në Kosovë për dy vite.

Kështu ka bërë të ditur deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina.

“E arrestojnë Boiken Abazi dhe ja ndalojnë hyrjen në Kosovë për dy vite, sepse janë në përgatitje të pritjes së Nikoliqit për të marrë pjesë në inaugurimin e Presidentit. Po, në Kosovë nuk ka vend edhe për Boikenin edhe për Nikoliqin, dhe ne e kemi bërë zgjedhjen se kënd e duam në Kosovë, po ju?”, shkruan Pantina në Facebook.

Boiken Abazi është shtetas i Shqipërisë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark