Insajderi
Lajme

Jahjaga: FSK, krenaria e Kosovës

Insajderi
16 March 2016 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja në largim e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë përshëndetëse në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe ministri i Forcës së Sigurisë, Haki Demolli.

Jahjaga, gjatë takimit në FSK, tha se Republika e Kosovës është duke ndërtuar një forcë gjithëpërfshirëse dhe synimi ynë është që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s.

Presidentja Jahjaga ka theksuar se FSK-ja është krenaria e Kosovës dhe institucioni më i besueshëm në vend nga të gjithë qytetarët.

“Të gjithë ne jemi krenarë me Forcën e Sigurisë që sot është në rrugën e saj të duhur të transformimit të mëtutjeshëm në Forcat e Armatosura të Kosovës. Synimi dhe vizioni ynë është i qartë, Kosova do të jetë vend anëtar i NATO-s”, tha Jahjaga.

Në anën tjetër gjenerallejtënant, Rrahman Rama, e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin, koordinimin dhe angazhimin e saj për ngritjen profesionale të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, gjatë mandatit të saj si Komandante Supreme e kësaj Force./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark