Këngëtari legjendar Bruce Springsteen është gjobitur sot me 540 dollarë pasi u shpall fajtor për konsumim të alkoolit në një park kombëtar në SHBA.
Superylli u arrestua më 14 nëntor 2020, pasi siç tha përmes Zoom në seancë, ai piu “dy tequila të vogla” në Zonën Kombëtare të Rekreacionit Gateway të Nju Xhersit.
Springsteen u akuzua gjithashtu për vozitje të pakujdesshme dhe nën ndikimin e alkoolit, dhe gjykata sot hodhi poshtë dy akuzat, për të cilat nuk ka prova të mjaftueshme.
Springsteen ishte i qetë gjatë rrëfimit edhe pse e dinte që konsumimi i alkoolit në parkun nacional ishte i ndaluar.
Pasi fillimisht u deklarua i pafajshëm për të tri akuzat, mbrojtja dhe prokuroria ranë dakord që Springsteen do të shpallej fajtor për konsumimin e alkoolit në këmbim të hedhjes poshtë të dy akuzave të tjera dhe shmangies së gjykimit.
Gjykatësi Anthony Mautone vuri në dukje se para dy vjetëve, konsumi i alkoolit në parkun kombëtar konsiderohej shkelje e ligjit.