Gjykata e Kukësit rikthen në burg këngëtaren e njohur Fjolla Morina, të paktën në letra.
Trupi gjykues ndryshoi sot masën e sigurisë ndaj saj nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” për shkak se Morina e shkeli masën e parë të sigurimit, duke u arratisur.
Ndryshimi i masës së sigurisë u bë në mungesë të këngëtares.
Kujtojmë se këngëtarja, u arrestua në pikën e kalimit kufitar të Morinit, duke hyrë në Shqipëri, por në çantën e saj u gjetën dy pistoleta, njëra prej tyre çakmak, si edhe 23 fishekë.
Ndërkohë, në momentin e arrestimit, këngëtarja ishte e shoqëruar në makinë nga dy persona të tjerë, Fitim Muji shoferi personal dhe nga biznesmeni Fisnik Syla, i cili tashmë është bashkëshorti i këngëtares.