Vatikani se njeh Kosovën por Thaçi thotë se u prit si president - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vatikani se njeh Kosovën por Thaçi thotë se u prit si president

    Insajderi
    16 March 2016 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se është pritur si president i zgjedhur në Vatikan.

    Në selinë e shenjtë të katolikëve, Thaçi ka postuar dy fotografi në të cilat shihet se është takuar me monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio.

    Vatikani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por Thaçi ka shkruar se ka kërkuar pikërisht këtë njohje. Por nuk ka shkruar se cila ka qenë përgjigja.

    “Në këtë takim nga monsinjor Paglia kërkova përkrahjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë”, ka shkruar Thaçi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark