Aktygjykimi shpallet pa praninë e Sheshelit në Hagë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aktygjykimi shpallet pa praninë e Sheshelit në Hagë

    Insajderi
    17 March 2016 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata për krime të luftës e Kombeve të Bashkuara do ta shpall vendimin kundër liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, në mungesë të tij për shkaqe shëndetësore, ka njoftuar mbrëmë kjo gjykatë.

    I cilësuar si nacionalist i përbetuar, Vojsillav Sheshel, ka refuzuar të kthehet në Hagë, sipas një vendimi obligues gjyqësor, prandaj veprimi i Gjykatës për krime të luftës, e ka evituar një konfrontim potencial ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, që do të mund të çonte në imponim të sanksioneve të BE-së.

    Sheshel është i akuzuar për nxitje të përndjekjes dhe për pastrim etnik nga ana e serbëve, gjatë luftërave pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.

    Ai mbetet i popullarizuar në mesin e disa mbështetësve qeveritarë të krahut të djathtë në Serbi.

    Gjykata në Hagë ka njoftuar se ka marrë informacion të besueshëm për shëndetin e Sheshelit nga autoritetet e Serbisë, që ka ndikuar në tërheqjen e urdhërit për që ai të jetë i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit lidhur me nëntë pika të aktakuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

    Shpallja e vendimit parashihet më 31 të këtij muaji./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark