
Personi që shihni në këtë foto është Edmond Keçi alias Mond Çekiçi. Një nofkë që i përshtatej për historinë që qëndronte pas tij si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Por kush është 40-vjeçari?
Karriera kriminale e Edmond Keçit nuk nisi në shtator, kur ishte edhe hera e fundit që ai u arrestua për mbajtje pa leje të një arme zjarri, por shumë vite më parë kur ai ishte pjesë e bandës së Durrësit, e kryesuar nga Lulzim Berisha. Keçi njihet në Durrës si një nga miqtë më të afërt të grupit deri në shpërbërje.
Ai është i dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë. Në vitin 2009, në muajin maj ai u dënua me burg për armë mbajtje pa leje, me 2 vite heqje lirie. Ndërsa Ministria e Brendshme në vitin 2016 e klasifikonte “Mond Çekiçin si një nga anëtarët e grupit miqësor të Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Bashkim Haxhisë, Julian Meçajt e Plarent Dervishit.