Xhavit Haliti kërkon shuarjen e Organit Shqyrtues të Prokurimit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhavit Haliti kërkon shuarjen e Organit Shqyrtues të Prokurimit

    Insajderi
    17 March 2016 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se OSHP është shndërruar në qendër të korrupsionit. Organi Shqyrtues i Prokurimit është bërë temë debati pas kërkesave të BE-së ndaj Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të vënë rregull në këtë institucion.

    Më pas pasoi dorëheqja e Hysni Hoxhës, kreut të deritashëm të OSHP-së. Hoxha deklaroi se dha dorëheqje për arsye përsonale por mediat raportuan se ai përfilli kërkesën e kryeparlemntarit Kadri Veseli.

    Pozita ka bërë lëvizje për të emëruar anëtar të rinj në bordin e OSHP-së. Përkundër mos pjesëmarrjës së opozitës, koalicioni PDK-LDK nuk arriti të miratoj emrat e propozuar nga Qeveria e Kosovës për anëtar bordi në OSHP.

    Ky institucion, mbylljen e të cilit e kërkon Haliti, që prej themelimit është udhëhequr nga  Hysni Hoxha, ish-ligjvënës komunal në Prizren i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Përveç çështjes së OSHP-së, Haliti në intervistën për Zërin ka folur edhe për bojkotin e opozitës.

    “Unë mendoj që ata këtë veprim e kanë bërë pa e studiuar mirë dhe shpresoj që do ta rishikojnë vendimin e tyre dhe të kthehen në Parlament, jo për hir të pozitës, por për hir të vetvetes dhe për hir të Kosovës dhe demokracisë në Kosovë. Një Parlament pa zërin e opozitës është i mangët gjithmonë dhe do ta zbehë demokracinë e re të Kosovës”, ka deklaruar Haliti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark