“Mund të falim, por nuk guxojmë të harrojmë”, Parlamenti i Serbisë mban një minutë heshtje për “viktimat e agresionit të NATO-s” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mund të falim, por nuk guxojmë të harrojmë”, Parlamenti i Serbisë mban një minutë heshtje për “viktimat e agresionit të NATO-s”

    Insajderi
    24 March 2021 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti i Serbisë ka mbajtur sot mbledhje të rregullt por deputetët serbë kanë folur vetëm për intervenimin e NATO-s.

    Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, i ka ftuar deputetët në mbledhjen që i ra në 22 vjetorin e fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s që të mbajnë një minutë heshtje “për të nderuar të gjitha viktimat”.

    “Mund të falim, por nuk guxojmë të harrojmë”, ka thënë Daçiq.

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, është shprehur se do të dëshironte t’ua kthente atyre që e kanë bombarduar Serbinë.

    “Do të isha më i lumturi sikur të mund t’ua kthenim, por pasi nuk mundemi, atëherë vazhdojmë tutje”, u shpreh Daçiq.

    Deputetë serbë thanë se politika e Slobodan Milosheviqit ka qenë vetëm arsyetim i rrejshëm për bombardimet dhe se 22 vite më vonë Serbia vuan të njëjtat rrethana.

    Ivica Daçiq ka qenë zëdhënës i Partisë Socialiste të Serbisë në vitin 1999 dhe është konsideruar një nga njerëzit më të afërt të Slobodan Milosheviqit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark