Insajderi
Lajme

Arrestohen pasi dëmtuan infrastrukturën e parkut

Insajderi
17 March 2016 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy meshkujt të cilët dyshohet se së bashku me një person tjetër kanë dëmtuar infrastrukturën në parkun e lumit “Klina” në Klinë.

Bëhet fjalë për dëmtimin e shportave të mbeturinave, dritat dhe ulëset e parkut.

Dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, kurse personi tjetër vazhdon të jetë në arrati.

Policia e Kosovës ka njoftuar po ashtu e në 24 orët e fundit janë arrestuar 43 persona, prej të ciëlve 14 janë në mbajtje.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar edhe 37 aksidente trafiku, por pa fatalitet./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark