“Qytetarët e Pakënaqur” marrin përgjegjësi për djegien e veturave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Qytetarët e Pakënaqur” marrin përgjegjësi për djegien e veturave

    Insajderi
    17 March 2016 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pasi që pranoi përgjegjësinë për sulmin me molotov ndaj zyrave të Presidencës së Kosovës, i ashtuquajturi “Qytetarët e Pakënaqur” ka marrë përgjegjësinë për djegien e veturave gjatë natës së mbrëmshme.

    “Prom i kena kall do kerre ama kena me kall krejt qe s heket Isa me zajedince. Hala kurgjo ska ndodh qa ka me bo vaki qito dit. Hekni dor se ka me jav kall edhe shpijat edhe juve.Edhe ni sen po ju thojm: leni djemt e ri rahat e qe kini k… dilni naten kur po na shihni e spo guxoni me na u afru”, thuhet një letër që i është dërguar disa mediumeve në Kosovë.

    Javëve të fundit, një numër veturash zyrtare dhe të përfaqësuesve të partive politike në pushtet janë djegur me koktej molotovi.

    Vetëm mbrëmë janë djegur katër vetura zyrtare./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark