Hapet afati i aplikimit për subvencione nga Ministria e Bujqësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet afati i aplikimit për subvencione nga Ministria e Bujqësisë

    Insajderi
    17 March 2016 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afati i aplikimit përfundon më 25 prill të këtij viti. Buxheti i ndarë për subvencione është në shumë prej 23 milionë eurove.

    “Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për pulari, për bletari, për derrari, për pemishtet ekzistuese, për perimet në fushë të hapur, për therjet e raportuara te gjedhit. Për herrë të parë do të subvencionohen akuakultura, bujqësia organike, elbi, thekra, aronia, arra, lajthia, si dhe thëllëzat”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Bujqësisë.

    Kjo ministri para ditësh ka njoftuar edhe për hapjen e afatit për aplikim për grante. Fermerët dhe agrobizneset, bazuar në kumtsën për media , mund të aplikojnë për të përfituar grante nga fondi prej 23 milionë eurove.

    “ Në total buxheti për këto dy forma të mbështetjes (subvencione/pagesa direkte dhe grante) arrin në 46 milionë euro”, thuhet në kumtesën e ministrisë së Bujqësisë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark