Alket Zeqiri dyshohet për djegie të veturës familjare të Bajram Gecajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Alket Zeqiri dyshohet për djegie të veturës familjare të Bajram Gecajt

    Insajderi
    17 March 2016 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njofton se ka arrestuar, Alket Zeqirin, i dyshuar për zjarrëvnie të veturës së familjes së Bajram Gecajt, zv/ministrit të Pushtetit Lokal.

    “Urdhëresa e nxjerrë nga gjykata më 16 mars 2016,  përveç bastisjes ka konsistuar edhe në detyrimin për policinë që të arrestoj të dyshuarin; “A. Z. mashkull, 26 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për rastin  e zjarrvënës së ndodhur më datë 24.02.2016  rreth orës 12:00, në rrugën “Sejdi Kryeziu” në Prishtinë, me ç’ rast një veturë i tipit Hyunday ngjyrë e kaltër, ishte djegur dhe dëmtuar në masë të konsiderueshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Insajderi ka mësuar se bëhet fjalë për djegien e veturës së Gecajt.

    Për arrestimin e Zeqirit ka reaguar më herët Vetëvendosje./Insajderi.com

    Arrestohet edhe një aktivist i Vetëvendosjes


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark