Vetëvendosje: Policia montoi rastin kundër aktivistit Alket Zeqiri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: Policia montoi rastin kundër aktivistit Alket Zeqiri

    Insajderi
    17 March 2016 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë pas lëshimit të nj komunikate për media ku sqarohet arsyeja e arrestimit të aktivisti Alket Zeqiri.

    Sipas VV-së, policia e ka montuar këtë rast meqë në datën për të cilën policia pretendon se Zeqiri ka kryer këtë akt, ai ka qenë duke qëndruar në tendat e opozitës në sheshin Skenderbeu.

    “Që ta vërtetojë këtë, e ftojmë policinë të kontrollojë kamerat e sigurisë të cilat janë të vendosura në ambientet e Kuvendit, me pamje nga sheshi, si dhe kamerat e sigurisë që janë në lokalin në ndërtesën e ish-Unionit, pranë të cilit ka qenë e vendosur tenda e Alket Zeqirit. Po ashtu, le të kontrollohen edhe kamerat dhe dëshmitë e dhjetra medieve që kanë raportuar vazhdimisht nga kampi me tenda,” thotë Vetëvendosje.

    “Në datën 24 shkurt, bashkë me aktivistë të tjerë, Alket Zeqiri ka qëndruar gjatë gjithë ditës në shesh, në kampin e tendave”.

    Alket Zeqiri u arrestua të enjten nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka djegur një veturë më datën 24 shkurt./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark