Thaci pranon urime nga Donald Tusk dhe Jean-Claude Junker - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaci pranon urime nga Donald Tusk dhe Jean-Claude Junker

    Insajderi
    17 March 2016 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe ai i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker kanë uruar sot Presidentin në ardhje të Kosovës, Hashim Thacin, për zgjedhjen në postin e Presidentit të Kosovës përmes një telegrami.

    Telegramin urues e ka shfaqur vetë Thaçi përmes një postimi në Facebook.

    “Sot pranova urimet edhe zyrtare, pas atyre miqësore, nga z. Donald Tusk, President i Këshillit Evropian, dhe Jean-Claude Juncker, President i Komisionit Evropian, për zgjedhjen President i Kosovës”, shkruan Thaci në Facebook.

    Thaçi thotë që besimi nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, do ta shpijnë Kosovën drejt familjes evropiane.

    “Besimi i shprehur në synimet e mia që të punoj që të bëj bashkë të gjitha palët për të punuar për të mirën e përgjithshme, për zhvillim dhe stabilitet në vendin tonë, janë hapa që na shpijnë edhe drejt BE-së”, ka përfunduar shkrimin e tij në Facebook Hashim Thaci.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark