AAK: Qeveria e paaftë të reformojmë administratën publike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Qeveria e paaftë të reformojmë administratën publike

    Insajderi
    17 March 2016 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka quajtur si të paaftë Qeverinë e Kosovës për të reformuar administratën publike.

    Sipas kësaj partie opozitare, në administratën publike janë duke u bërë punësime të paligjshme “duke praktikuar formën e punësimeve me kontratë mbi vepër”.

    “Këto punësime janë bërë dukuri në të gjitha nivelet, qendrore dhe lokale dhe krahas shkeljes që përbejnë, po shërbejnë për punësime të militanteve partiakë dhe familjar të personave politikë bile edhe me pozita të larta të këtij koalicioni qeverisës”, thotë AAK përmes një komunikate për media.

    AAK po ashtu ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për moszbatimin e kontratës kolektive lidhur me pagesat e shujtave dhe transportit të punëtorëve dhe ngriti shqetësim edhe për pensionet duke përfshirë këtu edhe pensionet për veteranët e UCK-së.

    Dhe se fundi një shqetësim te bazuar për familjet e pastreha në shtetin tonë, që në bazë të dhënave nga Komunat dalin shifra të disa mira familjeve të pastrehë të cilëve Ministria me kompetenca për sigurim të mirëqenies dhe kjo Qeveri nuk arriti tu dal në ndihmë”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark