Nisma për Kosovën dënon djegien e veturave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma për Kosovën dënon djegien e veturave

    Insajderi
    17 March 2016 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma për Kosovën ka shprehur shqetësimin për djegien e veturave zyrtare.  Përmes një komunikate për media, dënon këto raste, duke i cilësuar si veprime të papranueshme që dëmtojnë imazhin e vendit dhe krijojnë pasiguri për qytetarët e Republikës së Kosovës.

    Nisma për Kosovën kërkon nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë që të hetojnë këto raste dhe t’i sjellin sa më parë para drejtësisë kryesit e këtyre veprave të ulëta.

    Në disa javët e fundit, një numër i veturave zyrtare kanë qenë cak i sulmeve me koktej molotov.  Vetën mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit të sotëm janë djegur katër vetura zyra./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark