Gjuriq: Ngjarjet e marsit 2004 kanë pasur qëllim spastrimin etnik të serbëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Ngjarjet e marsit 2004 kanë pasur qëllim spastrimin etnik të serbëve

    Insajderi
    17 March 2016 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mbledhje komemorative është mbajtur të ënjtën pasdite në Graçanicë për të shënuar 12 vjetorin e ngjarjeve të marsit të 2004-s në Kosovë. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili ka thënë se ngjarjet e atij viti kanë pasur për qëllim dëbimin e serbit të fundit nga Kosova, raporton Insajderi.

    “Ishte dhunë masive dhe e orkestruar e cila nuk mund të bëhej pa përgatitje të plota”, ka thënë Gjuriq, citojnë mediat serbe.

    Sipas tij, ngjarjet e marsit të vitit 2004 kanë qenë faza e fundit në skemën, qëllimi i së cilës ka qenë spastrimi absolut etnik dhe dëbimi i të gjithë serbëve.

    “Por kjo u penguar me reagimin e vonuar të forcave ndërkombëtare, por edhe më shumë me vendosmërinë heroike të popullit tonë për të qëndruar në këto troje tona”, ka thënë Gjuriq, teksa u ka bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë krenar dhe trima.

    Ai theksoi se Prishtina ka qenë shtëpia e 50 mijë serbëve ndërsa Fushë Kosova vend i mbi 20 mijë serbëve.

    “Të gjithë këta kanë qenë të detyruar të largohen nga provinca për shkak të kombësisë së tyre”, ka thënë Gjuriq, citojnë mediat ndërkombëtare.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark