Delawie reagon ndaj “ndërhyrjes” së Kuçit në drejtësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Delawie reagon ndaj “ndërhyrjes” së Kuçit në drejtësi

    Insajderi
    17 March 2016 - 20:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka mbështetur deklaratën e EULEX në lidhje me deklaratat e ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, mbi procesin gjyqësor ndaj Sami Lushtakut.

    Nëpërmjet pajtimit mbi atë çfarë ka thënë EULEX për Kuçin, ambasadori Delawie ka thënë se autoritetet ekzekutive duhet të qëndrojnë larg gjyqësorit.

    “SHBA-të pajtohen:  Autoritetet e Kosovës duhet të sigurojnë që gjyqësori merr mbështetje për të gjykuar në një mjedis të qetë”, ka shkruar Delawie në Twitter teksa ka shpërndarë komunikatën e EULEX.

    Hajredin Kuçi më vonë reagoi duke thënë se është keqkuptuar deklarata e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark