Rrjet social Twitter ka krijuar një metodë të re për t’i nxitur përdoruesit të mendojnë dy herë para se të publikojnë mesazhe fyese apo të dëmshme.
Kompania këtë e bëri të ditur të mërkurën me anë të disa cicërimave, në të cilat tregohet se nga fillimi i këtij viti e kanë provuar këtë metodë, që të tregojnë nëse një shkrim i juaj është i dëmshëm apo fyes.
Këtë metodë ata së pari e përdorën në platformën IOS, kjo gjithashtu do të hyjë në funksion edhe për telefonat Android, shkruan BBC.