Vdes kompozitori Fahri Beqiri - Insajderi
×
Kulturë

Vdes kompozitori Fahri Beqiri

Insajderi
18 May 2021 - 10:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare Fahri Beqiri, kompozitor dhe ish-profesori në Universitetin e Prishtinës.

Lajmi për vdekjen e kompozitorit Beqiri është bërë i ditur nga familjar të tij në rrjetin social në Facebook.

“Njoftojmë miqtë dhe familjarët se sot pushoi së rrahuri zemra e më të dashurit tonë, Fahri Haxhibeqiri (Beqiri). Homazhet do të mbahen nga ora 14:00 deri 15:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës”, ka shkruar në Facebook djali i kompozitorit, Valton Beqiri.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark