
Komisionari i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, do të qëndrojë sot në Tiranë në një vizitë një ditore.
Ai do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, më presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, më pas edhe do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.
Në kuadër të takimeve, pritet që pikërisht të diskutohet çështja e refugjatëve sirianë, në kushtet kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbyllur kufijtë, dhe kur Shqipëria është shprehur për një veprim të unifikuar të BE përballë krizës.
Po ashtu gjatë qëndrimit në Tiranë, Komisinari Avramopoulos, pritet të diskutohet edhe për luftën ndaj terrorizmit.
Natasha Bertaud, zëdhënëse e KE konfirmoi se në qendër të diskutimeve do jetë çështja e krizës së refugjatëve dhe lufta ndaj terrorizmit.
Dimitris Avramopoulos ka planifikuar një vizitë edhe në Kosovë por nuk dihet ende data e ardhjes së tij./Insajderi.com