Vidhen bizhuteri në vlerë 200 mijë euro në muzeun e Parisit - Insajderi
×
Kulturë

Vidhen bizhuteri në vlerë 200 mijë euro në muzeun e Parisit

Insajderi
04 April 2017 - 09:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy burra të panjohur kanë vjedhur një çantë më bizhuteri në vlerë prej 200 mijë eurosh, në Grand Palais në Paris.

Vjedhja ka ndodhur të dielën, në momentin kur po përmbyllej ekspozita Art Paris Art Fair, e cila ka qëndruar e hapur për disa kohë.

Kur një prej shitëseve kishte marrë bizhuteritë e saj, dy njerëz ishin afruar ndërsa duke e gënjyer shitësen se diçka i kishte rënë në tokë, më pas i vodhën bizhuteritë, shkruan KultPlus.

Incidenti po hetohet nga Policia Gjyqësore në Paris. Sulmet, incidentet dhe vjedhjet nëpër ekspozita e muzeume në Paris janë shtuar në numër viteve të fundit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark