Drecun: Takimi i Brukselit ishte i papërgatitur, përfaqësuesit e BE është dashur ta sanksionojnë Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Drecun: Takimi i Brukselit ishte i papërgatitur, përfaqësuesit e BE është dashur ta sanksionojnë Kurtin

    Insajderi
    16 June 2021 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komitetit parlamentar serb për Kosovën Millovan Drecun ankohet se përgatitja e takimit nuk është bërë si duhet.

     Drecun ka thënë se “në takimin në Bruksel, brenda dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, kishte një prapambetje, jo progres, dhe vlerësoi se Matthew Palmer dhe Miroslav Lajcak plotësisht e kanë huq përgatitjen e takimit”, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

    Drecun beson se përgatitja për takimin nuk ishte bërë si duhet, sepse “Kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës”, Albin Kurti, duhej të vihej në një pozitë që ai të vuajë sanksione të caktuara nëse do të sillet ashtu siç aktualisht po sillet”./Insajderi.org.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark