Kadare: Çmimi më i çmuar në jetën time - Insajderi
×
Kulturë

Kadare: Çmimi më i çmuar në jetën time

Insajderi
06 April 2017 - 12:35
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Kulturës ka organizuar një ceremoni me që rast ka ndarë Çmimin Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, për shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare.

Shkrimtari i madh i letrave shqipe tha me këtë rast tha se kjo është një ceremoni që çdo shkrimtar në botë e dëshiron dhe e çmon.

“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar të marrë këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhënë nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”, tha Kadare pas marrjes së çmimit.

Çmimi i “Letërsia Shqipe”, shpërblen Kadaren me 10 mijë euro./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark